Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Lezhë

0

Berisha ia arriti qëllimit. Gjin Gjoni, gjyqtarin sheik që i shpëtoi vettingut me dorëheqje pikërisht kur do të duhet të justifikonte milionat e pasurisë së tij, tashmë e ka të zgjedhur kryetar të një prej degëve në një nga bashkitë më të rëndësishme, atë të Lezhës. Gjoni mori 604 vota të militantëve të Berishës në Lezhë 1100 gjithsej duke e futur tashmë në politikën e madhe ish anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Situata politike në të cilën ne ndodhemi është shumë e kritike. PD e Lezhës ka objektiva të qartë për 2025-n”- tha Gjin Gjoni pas zgjedhjes.

Kjo ishte tentativa e dytë e Berishës për ta futur Gjonin në politikë, pasi më herët i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës i shqiptarëve përmes kandidatëve të Berishës, por ish kryeministri dhe të tijtë u tërhoqën pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu