Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

0

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi më shumë aplikime se vendet e tjera. Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së, Gjermania nuk është më kryesuesja e BE-së në aplikimet për azil për herë të parë në vite. “Welt am Sonntag” citoi raportin e 2 prillit 2025, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e migrimit në BE dhe vendet e treta.

Vendin e parë në aplikimet për azil aktualisht e mban Franca me 40.871 kërkesa të regjistruara për azil nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.
Rënie prej 41 për qind

Në Gjermani, numri i kërkesave për azil ka rënë me 41 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku kishte 37.387 aplikime. Në fund të renditjee së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa. Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 përqind), të ndjekur nga afganët (16 përqind) dhe turqit (11 përqind). Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit.

Rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Venezuela

Sipas raportit, shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria. Në përgjithësi, numri i kërkesave për azil nga venezuelasit u rrit me 44 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Kërkesat për azil nga ukrainasit, kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm. Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe./ DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu