Gjergj Luca vendos bustin e Nastradinit…

0

Biznesmeni Gjergj Luca ka inaguruar bustin e “Nastradinit” të vendosur pikërisht në ambientet e “Rozafës” në Maliq.

Luca është shprehur se do fillojë të japë leksione motivuese për të rinjtë e kësaj zonë, lidhur me punën, duke i hapur kështu “sfidë” kolegut të tij, Vasil Naçit.

Ky është stafi i Rozafës, stafi më i ri i Rozafës. Të gjithë këta jane specializuar në “Fish City” në Elbasan, njëri më simpatik se tjetri. Janë të gjithë katunarë të mrekullueshëm edhe janë të gjithë për së mbari. Kemi vendosur bustin e njeriu që ne do të na inspirojë dhe unë që nga ky moment me stafin tim do të filloj dhe unë të jap leksione motivuese.

Si jep ai kolegu im, Vasili, Vasil Naçi. Pra, miqtë e mi si jep Vasil Naçi leksione motivuese, frymëzuese për rininë për njerëzit që punojnë. Shihemi në edicionin e radhës dhe do t’i bëj sfidë Vasil Naçit nëpërmjet këtij burri me leksionet time motivuese”, tha Luca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu