Shkruan Andi Bushati
Në 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟭𝟳, McGonigal i kërkon borxh Agron Nezës. Në 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 të dy takojnë Ramën në Tiranë. Menjëherë pas kësaj, McGonigal, merr të paktën 225 mijë USD.
Në 𝗻𝗲𝗻𝘁𝗼𝗿 të tre takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e marerialeve me burim nga kryeministria, kundër Bashës dhe PD. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë institucionit. Në 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟭𝟴, hapet hetimi zyrtar kundër lobistit të Bashës, Nik Muzin.
Nuk kalojnë as pak ditë nga hapja e çështjes prej FBI-së, kur në 𝟴 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟭𝟵, si me magji, revista amerikane “Mother Jones”, publikon investigimin e famshëm lidhur me financimet ruse që ka marrë Basha dhe PD-ja.