Gërdeci/ “SPAK është në rrugën e duhur”, Shabani: Të implikuarve t’u konfiskohen pasuritë

0

Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për çështjen e Gërdecit dhe punën e bërë nga SPAK.

Shabani u shpreh optimist për punën e SPAK, ku tha se është duke ecur me ritme të ngadalta, por është në drejtimin e duhur. Në lidhje me çështjen e Gërdecit, Shabani tha se përveç ndëshkimit në nivele të larta duhet edhe konfiskimi i pasurive për personat e përfshirë në tragjedinë, ku humbën jetën 26 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë.
“Nuk e dimë deri ku do shkojë ky hetim. Niveli më i lartë është te Mediu. Unë kam besim se SPAK do bëjë atë që drejtësia nuk e ka bërë në 30 vite. Burgu nuk vendos drejtësi. Përveç ndëshkimit në nivele të larta duhet edhe konfiskimi i pasurive të personave të implikuar. Është ende fillimi, ka marrë më gjatë seç duhet por kemi parë ministra, deputetët, kryebashkiak në burg. Deri më parë nuk kishim parë. As ‘ish’ zyrtarët nuk i kemi parë në burg. Arrestimet më të rëndësishme janë bërë këtë vit, që kur ka marrë postin Dumani. Ka një zhvillim pozitiv, është pak, por është në drejtimin e duhur”, u shpreh Shabani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu