“Gërdeci”, mbahet sot seanca e rradhës. Mediu paraqitet në GJKKO

0

Ish-ministri i mbrojtjes Famtir Mediu është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO ku pritet të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Kujtojmë se Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Ne seancat e zhvilluara së fundmi ishin thirrur nga SPAK për të dëshmuar shtetasit Shkëlzen Madani, Rezart Tershana, Zenun Fero, Dashnor Çaushi dhe Besnik Dauti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu