SPAK pritet që të trondisë sërish mazhorancën.
Nën “shënjestrën” e drejtësisë së re është vënë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën duket se prokurorët po bëjnë gati fletë-arrestimin.
Gazetarja Andeuna Llabani, së fundmi një intervistë televizive, e pyetur se kush mendon se është më afër dhe më larg rrezikut të hetimi nga SPAK, deklaroi se bomba e radhës pritet të jetë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
“Nuk është një që e lëshoi ky dhe e mori ky. Ne e dimë se presioni është i madh, por gjithmonë janë marr me peshqit e vegjël dhe deri kur të shkojmë tek salmoni do jetë e vështirë, peshkaqenin nuk e arreston njeri, peshkaqeni në Shqipëri do vazhdojë që të bëjë kërdinë. Flitet se në SPAK ka çështje që janë shumë më bombastike se inceneratorët. Sa i përket hetimeve mendoj se Xhaçka do të jetë bomba e radhës”, tha ajo në MCN.