Gazetarja: Ahmetaj mund të kërkojë azil dhe të tregojë raste të tjera korrupsioni

0

Gazetarja Fatjona Mejdini ka hedhur një hipotezë duke sugjeruar se Arben Ahmetaj mund të kërkojë azil në një shtet tjetër me kushtin që të pranojë të dëshmojë raste të tjera korrupsioni.

E ftuar në emisionin “Opinion”, sipas Mejdinit, Ahmetaj këtë lëvizje mund ta bëjë për t’ju shmangur arrestimit në Shqipëri nëse nuk përballet me drejtësinë dhe nuk kthehet në vend.

Fatjona Mejdini: Ahmetaj është një njeri që i njeh ligjet. Në qoftë se ai do të shkojë në një vend edhe demokratik edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe do t’u kërkojë azil politik sepse ai mund të ketë më shumë dëshmi për të bërë, atëherë atij do t’i sigurohet kjo e drejtë dhe nga ky vend i sigurt që do jetë në ato momente, ai mund të fillojë dhe mund të nxjerrë informacion pastaj për gjithë dosjen.

Blendi Fevziu: Do i ndihmonte të gjithë.

Fatjona Mejdini: Ky është një rrezik shumë i madh.
Blendi Fevziu: Kështu do i bënte dhe Shqipërisë një super nder.

Fatjona Mejdini: Kjo është një gjë plotësisht e mundur, sepse vërtetë ai mund të pranojë disa nga implikimet e tij, por në qoftë se ai përfshihet në procedurat e azilit me kushtin që unë do tregoj raste edhe më të mëdha korrupsioni… ky ka qenë një ministër që ka përcjellë shkresa dhe sa ministra të tjerë kanë përcjellë shkresa, sepse prandaj edhe Prokuroria e ka akuzuar me korrupsion pasiv. Si puna e Ahmetajt mund të jenë edhe 3-4-5 që mund të jenë në të njëjtat pozita, kështu që çështja është delikate. Këto janë orë presioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu