Gazetari nga Amerika lëshon “bombën”: E kalon dot Edi Rama oqeanin?!

0
Gazetari: Ka ardhur koha t’i bëjmë Ramës pyetjen që ai i bënte dikur Berishës

Gazetari Robert Papa thotë se në interprelancën e 2 marsit, kryeministri Edi Rama pritet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij mbi çështjen “McGonigal”.

Sipas tij, rasti ngre pikëpyetje tek investitorët amerikanë, por edhe në vetë marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në.

“Rama duhet të mendohet mirë. Çdo deklaratë, pa diskutim, e dëmton. Ai e di se ku ka shkelur. Nuk mund të kesh mik një polic të FBI-së kur je kryeministër. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. E ka përdorur për të luftuar kundërshtarët e vet. Rama e ka bërë edhe më parë. Pagatori i tij, Ahmetaj, del edhe këtu. Kur del Moska në mes, kjo është tronditëse, jo vetëm për besueshmërinë e investitorëve. SPAK-u duhet të fillojë hetimet. Këto shkrimet që janë paguar miliona dollarë, SPAK-u duhet t’i ndjekë. Ka ardhur koha t’i bëhet pyetja që ai i bënte Berishës: A e kalon dot oqeanin?”, është shprehur ai në “MCN TV”.

Sipas gazetarit, provat e deritanishme tregojnë se McGonigal është përgjuar gjatë vizitave në Tiranë.

“Nesër do të kem në emision gazetarin që bëri publik përgjimin në Londër. McGonigal mund të ketë qenë i survejuar edhe në Tiranë. Fakti që ka dalë në aktpadi, çfarë ka ndodhur me Ramën, e tregon këtë. Agjencitë e inteligjencës amerikane kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu