Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka nxjerr zbuluar djalin e ish-kryeministrit Sali Berisham, Shkëlzen Berishën pas një reagimi të këtij të fundit ku tha se prej 17 vitesh jeton me qera dhe se çdo veprim e ka të deklaruar në bankë.
Por nga një investim i gazetarit Doçi del që Shkëlzeni nga që nga viti 2015 që jeton pa qera në vilën e Ilir Shtufit te “Rolling Hills”.
Postimi i plotë:
Faktet që rrëzojnë Shkëlzen Berishën, nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015. Pse duhet të merret nën hetim nga SPAK
Besoj se Shkëlzen Berisha është aksioner kryesor në disa prej kullave dhe resorteve në Tiranë dhe bregdet.
Besoj se ka bërë qindra milionë euro duke përdorur pushtetin e babit deri në 2013, para të cilat ua ka kaluar për menaxhim disa biznesmenëve të caktuar, të cilët kanë përfituar para, leje dhe prona publike, si gjatë pushtetit të Berishës, ashtu edhe të Rilindjes.
Besoj se edhe pas vitit 2013 deri më sot, përdor ‘gojën shpifëse të babait’ për të zhvatur biznesmenë.
Besoj dhe ka indicie se është një nga ‘urithët’ e pastrimit të parave në Shqipëri.
Por, në gazetari duhen fakte. Burimet janë të rëndësishme, por faktet janë vendimtare.
Shkëlzen Berisha deklaron se ka 17 vite që jeton me qira.
“Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit! …siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!”, shprehet Shkëlzeni në reagimin e tij.
Fakti është se Shkëlzen Berisha, në deklaratat vjetore të pasurirë, nuk ka deklaruar prej vitesh shpenzime për qira.
Ligji për deklarimin parashikon që subjekti duhet të deklarojë çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë.
Po marrim deklaratën e një prej viteve, viti 2018. Në formularin e të ardhurave dhe shpenzimeve, Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime për qiranë.
Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një apartament tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.
Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?








