Gazetari Aleksandër Çipa: Socialistët rrezikojnë të humbin Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Elbasanin…

0

Gazetari Aleksandër Çipa deklaroi se Partia Socialiste rrezikon të humbasë në disa bashki të rëndësishme në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se socialistët rrezikojnë Shkodrën, Elbasani, Durrësin dhe Tiranën.

“A do të rikthehet pluralizmi? Nëse e keni vënë re, një pjesë e mirë e segmenteve kryesore të opozitës artikulojnë nevojën e rikthimit të pluralizmit politik nën qeverisjen vendore të Shqipërisë. Unë besoj që po, kjo gjë do të ndodhë. Por nuk do të ndodhë për shkak të rivalitetit dhe konkurencës, por për shkak të një konjukture, në të cilën ndodhet shumica soclialiste e kryeministrit Rama.

Jo, shikoj një risk për disa bashki të rëndësishme. Kam parasysh Bashkinë e Shkodrës, Bashkinë e Elbasanit, Bashkinë e Durrësit dhe Bashkinë e Tiranës. Të paktën, në një dimension të reagimit qytetar, rivaliteti dhe konkurenca janë të imponueshme jo nga faktori politik, por ekstra politik”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu