Shkruan Ardiana Kalaja
Krenare pafund kur shoh “Aleancën e Qelbësirave”, ndryshe “Klubin e Beqirëve”, që kanë filluar linçimin pa skrupuj të emrit e figurës time.
Matësi më i mirë në fakt, se jam në rrugën e duhur.
Sërish, koha më dha të drejtë, pasi të njëjtët puthadorë dhe zvarranikë të pushtetit, me urdhër politik, propozojnë aleaten sorosiste të mafiozes Yuri Kim, në sulmin ndaj PD dhe Kryetarit të saj, dhe te lidhur ngushtë me aferën kriminale të inceneratorëve.
Ajo që më bën përshtypje është fakti sesi, disa që mbahen si demokratë, heshtin sypërmbysur në panelet e televizioneve të pushtetit, kur sulmohet një grua.
Aq më shumë e partisë tyre.
Mbase është ajo luga e çorbës, që tashmë është kthyer në garuzhdë.
Unë nuk do ta lejoja në asnjë rast.
Mbase pse nuk kam asnjë “mëkat” në kurriz.
Ndërkohë, për Qelbësirat e “Klubit të Beqirëve”, që para 1990 i kanë shërbyer diktaturës dhe i kanë duart me gjak, t’ja çojë dikush të lexojnë shkresën për pastërtinë e figurës time.
Gjithsesi,
Qelbësirat e “Klubit të Beqirëve”, nëse duan, sepse mundësitë i kanë, të kontrollojnë veprimtarinë time në raport ne paratë dhe pronat publike nga viti 1990 deri më sot, e nëse gjejnë 1 lek, i ftoj ta bëjnë publike.
Deri atëhere,
Mos harroni garuzhden e çorbës së prishur, se mua më motivoni më shumë.