Garat e mëkatarëve të partive!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kushdo që do të reflektonte disa minuta per politikën mbi 80-vjeçare në Shqipëri, do të lëshonte shprehjen:
“O tempora o mores”.
Nuk e di a ka Zot mbi dheun e Shqipërisë, që të tregoje qartë maskaradën e politikanëve mbi këtë popull e mbi këtë vend.
Gjithë politikës nga viti 1941 e deri me sot i ka dalë jo vetëm boja, por i ka rënë vetvetiu edhe ndryshku. Kaq të kalbur kanë qene dhe janë.
Por po mbështetëmi tek sjellja e politikanëve në 32- vitet e pseudo demokracisë, apo të demokracisë së kontrolluar nga zgjatimet komuniste.
Sigurisht, në krye të mëkatarëve është komunisti i zi Sali Berisha, i veshur me kostumin e ndritshëm të demokratit.
I konventuar në “demokrat” ky shpirtzi, me urdhër të çetës komuniste të Ramiz Aliajt e të shërbimeve të vendit e të huaja, mori në dorë fatin e lëvizjes popullore për demokraci, duke manipuluar dhe duke u sjellë me pushtetin si para ardhësi i tij autoritarist e diktator
E.Hoxha.
Asnjë ndryshim, veçse nga enverizmi si rrymë, u kalua në një stad tjetër më të rafinuar, në berishizëm.
Në demokraci, autoritarizmi dhe diktaturat nuk kanë vend. Shfaqën por e kanë jetën e shkurtër!
Për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për gjithë kombin tonë, për këto 32-vite, Berisha është mëkatari më i madh.
Është ai, që në demokraci prishi zgjedhjet. Shkatërroi votën e lirë! Të gjithve na kujtohen zgjedhjet e 26-majit të vitit 1996, kur u tjetërsonin kutitë e votimit, kur përfaqësuesit e PD-së në komisionet e votimit raportonin fitoret nga 95- në 130%.
Është Berisha që e ka pranuar vetë se ka thyer embargon e naftës me Serbinë, kur makineria ushtarake serbe bënte reprezalie në Kosovën tonë.
Është Berisha që nxiti luftën civile në vitin e mbrapsht 1997 kur u vrarë me dhjetra mijra shqiptarë.
Është Berisha dhe familja e tij që kreu shpërthimin e Gërdecit me vrasjen e dhjetra punonjesve, plagosjen e qindra mijrave të tjerë dhe shkatërrimin e qindra bisneseve e shtepive të banimit.
Është Berisha që minoi dhe shkatërroi sistemin e drejtësisë që me kurset 3-mujore të plepave dhe presionet që bënte mbi gjykatat dhe prokuroritë.
Është Berisha që për shkak të korrupsionit në qeverisje, mori mbi 1-milion vota kundër në zgjedhjet e 2013-tës.
Është Berisha që për të gjitha këto, është shpallur non grat-a nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Është Berisha që ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë peng PD-në dhe në qeverisje mafjozin Edi Rama.
Ndaj, ky klasifikohet sot mëkatar më i madh i Shqipërisë, shqiptarëve dhe politikës, i gjithë demokratëve kur i orientoi drejt trafikut të votave për nga PL.
Nën shembullin e Berishës, kanë ecur edhe mëkatarë të tjerë. Metaj psh, ky spiun i mbajtur peng nga Berisha që në fillimet e demokracisë, ish kryeministri i korrupsionit, për të cilin u vrarë 4 të pafajshëm në Bulevardin e Tiranës.
Videot e tij janë bere virale në gjithë botën, por pengmarresi i tij Berisha ia mbylli dyet e burgut për të.
Ndërkohë që edhe ky mëkatar i madh po hetohet nga SPAK-u për shumë afera korruptive financiare.
Mëkatari më i madh sot, që për nga dëmet që i sjell Shqipërisë dhe kombit, është Edi Rama.
Ky në rolin e kryetarit të PS-së dhe kryeministrit të vendit, ka ngritur në një shkallë më të lartë korrupsionin duke ja kaluar dy mëkatarëve të sipër përmendur, madje ka arritur kulmin duke e patur thuajse gjithë qeverinë organizatë të strukturuar kriminale.
Edi Rama është manipuluesi më i madh i opinionit publik, i votave, por deri vonë edhe i ndërkombëtarëve, të cilët tashmë e kanë njohur mirë dhe shpresojmë të vij shpejt goditja edhe për të.
Edi Rama, edhe qeverisjen e ka dhënë me konçesion oligarkëve, të cilët përgatisin edhe vendimet e qeverisë, madje edhe projekt-ligje në parlament.
Por dëmin më të madh politikës së jashtme dhe kombit, veçanërisht Kosovës, Edi Rama e ka bërë me Open Ballkan duke faktorizuar Serbinë si paqësore në rajon. E ndërkohë duke i ngulur thika para dhe pas shpikë Kosovës.
Shpejt do të shikojmë se ashtu siç ka vepruar me investimet për shkatërrimin e opozitës, ai po shkatërron edhe PS-në.
Të gjithë këto mëkatarë janë e zeza e vendit, janë burra krejtësisht të prishur…
Unë besoj se ka Zot mbi dheun tonë, i cili i ka parë të gjitha këto dhe të tjera bëma të tyre, dhe do ju gjejë vendin siç ju takon tradhtareve të kombit, që janë në garë kush të mëkatojë më shumë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu