Garancia për stabilitetin

0
Shkruan Zef Ndreka
Shqipëria është vend në rrezik për demokracinë dhe më tej.
Sepse, janë agjenturat e huaja dhe misionarët e tyre që punojnë gjithë ditë e gjith natën për to. Për të paraqitur një Shqipëri të dobët, të lodhur, jo demokratike në sytë e botës.
Aksionet politike sidomos të opozitës jo rastësisht dërgojnë “ujë” në mullirin e antishqiptarëve që nga Greqia, Serbia, Rusia dhe vendët islamike.
Por janë të dekonspiruar tashmë. Dhe jo më kot, një pjesë e tyre “lider” apo legjenda të cilët mundohen të shfrytëzojnë gabimet apo krimet e qeverisë në emer të opozitës janë shpallur non grat-a apo janë arrestuar.
Eshtë në një kompleks dhe në konflikt të madh politika dhe sidomos opozita e drejtuar nga interesa përsonale të Berishës dhe të familjes së tij.
Ato interesa nuk janë dhe nuk mund të jenë interesat e opozitës, sado gafa apo gabime të bëjë qeveria e Ramës.
Përballë amerikanëve dhe ndërkombëtarëve, PD-ja e Berishës dhe PS-ja e Ramës shfaqën me një kontrast shumë të theksuar.
Nëse PD-ja për sytë e tyre është plotësisht e errët, dhe presin Berishën të largohet përfundimisht e përjetësisht nga kjo parti, për PS-në, gringot dhe ndërkombëtarët kanë dritëhijet në skanarat e tyre.
Shqipëria nuk mund të destabilizohet.
Shqipëria është dhe duhet të jetë faktor paqeje në Ballkan e më gjërë. Ndaj amerikanët dhe strukturat euroatlantike veç të tjerash garantojnë. Dhe garancia duam apo nuk duam ne, deri në disa ndryshime që duhet ti bëjmë vetë ne shqiptarët, mbetet Edi Rama dhe kursi i tij. Ai sot, është i vetmi garantues i stabilitetit për Shqipërinë. Jo vetën se në Shqipëri u mblidhet sesa samite dhe mbërritën gjithë liderët e Europës dhe Botës si asnjëherë më parë, por shihet me realizëm dhe pa syze si faktor, si garanci stabiliteti për kushtet aktuale të vendit.
E di mirë, dhe do të mirëkuptoj kundërshtarët e këtij opinioni që kam hedhur në këtë koment. Por e vërteta duhet theksuar që gënjeshtrat mos të zënë vend të shqiptarët.
Ndërkohë, SPAK-u nuk do ndalet dhe do i prekim rezultatët e tij në favor të shqiptarisë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu