Fushata ndryshe e Belind Këlliçit…me karrocë bebi!

0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë!” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë fushatë ndryshe nga ajo që kemi mësuar të shohim! Për të treguar mungesën e mendimit për nënat me fëmijë në Tiranë, Këlliçi ka marrë një karrocë bebash dhe ka tentuar që të lëvizë me të në një zonë të kryeqytetit

Po ashtu, ka akuzuar për mungesë investimesh kryebashkiakun Erion Veliaj në zonën e Astirit. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Këlliçi thotë se në zonën e Astirit mungojnë investimet në rrugë si dhe shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore. Sipas tij, në këtë zonë jetojnë 70 mijë qytetarë të cilët kanë dhënë 42 milionë euro taksa bashkisë së Tiranës dhe përsëri kanë mungesa shërbimesh.

“Sa herë ka fushatë elektorale, këtu hidhet asfalt elektoral 2 cm që zhduket për tre muaj apo 6 muaj. Është administruar më herët nga PD, problemi është te ndërtimi i kopshteve dhe çerdheve, por nuk u vu në zbatim dhe për shkak të reformës territoriale. Këtu një problem, janë 70 banorë që kanë zero kopshte e çerdhe dhe i çojnë në privat. Është vetëm propagndë, ku janë. Një bashki që ka vjele nga taksa anti-kushtetuese të infrastrukturën arsimore, ka vjelë 42 milionë euro nga qytetarët dhe si ka mundësi nuk u gjetën paratë për t’u bërë një shkollë të vetme këtu. Kërkesa e qytetarëve është që të kenë një rrugë normale, nuk ndodh në asnjë shtet të Europës. Ka vetëm një qendër shëndetësore të futur në një pallat që nuk u shërben 70 mijë qytetarëve të kësaj zone. Nuk mund të lësh 70 mijë banorë pa një shërbim, qoftë shëndetësorë, apo një shkollë dhe çerdhe. Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve unë ua faktoj që është një dështim i madh. Jam kurioz të di që cila është shkolla e ndërtuar në zonën e Unazës së re. Kjo është një papërgjegjshmëri totale,”-tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu