Fuqizimi Ekonomik i Grave në vemëndje të Ambasadës amerikane

0
🇦🇱 | Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mori pjesë këtë javë në hapjen e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”, i cili synon të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të grave, të heqë barrierat ekonomike dhe të ofrojë mundësi këshillimi, trajnimi dhe financimi për gratë sipërmarrëse në rrethin e Tiranës. Në fjalën e saj, ambasadorja Kim vuri në dukje një thënie të famshme të Skënderbeut se bashkimi bën fuqinë dhe ajo nxiti gratë të jenë të bashkuara në përpjekjet e tyre për të krijuar mundësi më të mëdha ekonomike. Ajo gjithashtu nxiti pjesëmarrëset që të shmangin përçarjet dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë, duke shtuar se “vendi i një gruaje është aty ku ajo dëshiron të jetë”. Nisma do të zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
🇺🇸 | U.S. Ambassador Yuri Kim participated at the kickoff event of the “Women’s Economic Empowerment” project this week, which aims to help increase women’s income, remove economic barriers, and offer mentoring, coaching, and finance opportunities to women entrepreneurs in the Tirana region. In her remarks, Ambassador Kim noted a famous saying from Skanderbeg that unity makes strength and she encouraged women to be unified in their efforts to create greater economic opportunities. She also encouraged participants to avoid division and decide for themselves what they want to do, adding “a woman’s place is where she wants to be.” The empowerment program will be implemented by the Gender Alliance for Development Center (GADC), in cooperation with Tirana Municipality.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu