Fundoset Lul Basha, Gaz Bardhi mbledh 245 anëtarë të Këshillit Kombëta të PD-së, plotësohet kuorumi, ja emrat

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur në orën 19:00 Këshillin Kombëtar në një takim online. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se të pranishëm në mbledhje janë 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli. Me këtë pjesëmarrje është plotësuar kuorumi për t’u zhvilluar takimi.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga anëtarë të PD zyrtare, por ka anëtarë që kanë kaluar nga grupi i Rithemelimit. Këshilli Kombëtar që është thirrur sot është lista e fundit e miratuar me anëtarë, përpara se të nisnin përplasjet mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista e këshillit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu