Fotografia në mur!

0

Shkruan Monika Stafa

Mes përpjekjes për të mbijetuar në një vend të varfër dhe mjeran ajo mbeti një Mbretëreshë jo vetëm e bukur. Prej një biblioteke në Budapest në mes një perandorie duhet të shkonte në një vend ku balta të zhytej deri në kërci në rrugët e kryeqytetit.

Në Tiranë. Në Shqipëri.

E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mirë. Një njeri i mirë që në jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton në kohen e saj.

Geraldine Appony të dehte me mirësinë e saj. Oh, c ‘shpirt të bukur kishte! Kur lexoja për të ndër dorëshkrime e dokumente të kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si të ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mirë ish!!

Portrete si ajo, janë qenie të rralla që i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten një thesar.

Tejet i paçmuar.

Hungaria ishte atdheu i saj, por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.

Shqipëria. Ky vend i shqiponjave.

Të jetë i shqiponjave valle?

Por sot Shqipëria e turpëroi.

Dhe në muret e korridoreve ku vareshin fotot plot dritë të saj, ca lotë pas atyre shëmtive prej balte pashë të rrëshqisnin ngadalë.

E pafat isha unë, dukej sikur thoshte nënzë Trëndafili i Bardhë.

Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu