Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po iu shpallen të pavlefshme, në rastet kur zgjedhësit e kanë shënuar kryqin ose plusin krah emrit të kandidatit, apo mbi kuti.
Por, ky standard nuk ndiqet për votën për partinë, kur siç shihet edhe në këtë foto, vota për Partinë Socialiste është quajtur e vlefshme edhe pse zgjedhësi nuk e ka shënuar brenda kutisë, por ka votuar me një mbishkrim “bufi” dhe një x.
Me numërimin e 11 majit, kjo votë ishte konsideruar e pavlefshme, por pas rinumërimit me 3 votat e anëtarëve të KAS, vota u konsiderua e vlefshme për PS. m.p.