FOTO: “Refuzoi hetimin për pasurinë e Berishës dhe Metës”, kush është prokurorja e SPAK që do hetojë skandalin seksual të Gjicit

0

Prokurorja e SPAK-ut e cila është ngarkuar me hetimin e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, është prokurorja e njohur Manjola Kajana.

Ajo ka nisur verifikimet për të parë përgjegjësinë penale të ish-kryebashkiakut në rastin konkret të “shpërdorimit të detyrës”.

Për të zbardhur rastin janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në Bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumentet.

Prokurorja Kajana u vu para pak kohësh në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pasi u cilësua nga disa gazetarë si “prokurorja që refuzon të hetojë pasurinë e Berishës dhe Metës”.

Përplasjet erdhën pasi Kajana nuk pranoi si të vlefshme një padi të kryer nga avokati Idajet Beqiri që i lidhte Berishën dhe Metën me vjedhjen e Thesarit të Shtetit, – raporton DITA.

Në procesin e Vetingut, Kajana u konfirmua në qershor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por pas zbardhjes së vendimit, Komisioneri e apeloi çështjen, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe paligjshmëri në lidhje me aplikimin për një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, në kohën kur ajo shërbente si prokurore atje.

Po ashtu, Komisioneri ngriti dyshime mbi disa prej deklarimeve të prokurores në kriterin e pasurisë dhe kërkoi një vlerësim në të tri kriteret, për të parë nëse kishte apo jo shkelje të etikës.

Kajana arriti të kalonte të dyja shkallët e procesit të Vetingut, ndërsa në vendimin e zbardhur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregohet se ajo nuk e pati të vështirë të rrëzonte pretendimet e ngritura nga Komisioneri Publik.

n.s. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu