FOTO| Plagoset me thikë kreu i opozitës në Turqi

0

Öztürk Yılmaz, kryetari i Partisë së Inovacionit në Turqi u plagos gjatë një sulmi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në selinë e Partisë së Inovacionit në Ankara, shkruajnë mediat turke.

Öztürk u godit me thikë nga personi që erdhi në zyrë për ta takuar.

Öztürk, i cili mori dy plagë me thikë në këmbën e djathtë, u dërgua në spital. Öztürk raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kanë nisur përpjekjet për kapjen e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është larguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu