FOTO/ Erion Veliaj bën fushatë nga burgu, reklamon ndërtimet që po bëhen në Tiranë

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim. Ndryshe nga postimet e tjera të gjata ku është përpjekur për të shfajësuar veten nga akuzat e ngritura ndaj tij dhe për të sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes së tij, kësaj here qytetari i parë i Tiranës ka ardhur me një postim ku dhe reklamon punën e Bashkisë.

Në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka postuar disa foto nga shkolla e re “Edith Durham”, teksa shprehet i lumtur që ndonëse ai ndodhet i burgosur puna po vijon me të njëjtat ritme.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. F0rca, shkruan Veliaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu