Flutura Açka: Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë

0

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar lidhur me debatet në Grupin Parlamentar të PD-së, ku disa ligjvënës kërkuan largimin e saj si kryetare e Komisionit parlamentar të Medias. Kërkesa e deputetëve të PD është kundërshtuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Ndërkohë Açka në një reagim në rrjetet sociale shprehet se është njeri institucional dhe jo fugë politike. “Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale”, shprehet Açka.

Sipas saj, opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.

“Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët”, shkruan Açka.

Postimi nga Flutura Açka

Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar

Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.

Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën.

Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.

Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët.

I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!

Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu