Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Flirt
Me dreqin bën flirt,
thellë i ke hyrë telashes,
t’prish folenë e shpirtit
që të shkel këmba rrafshit.
Në lloj të besdishme,
vendos edhe etiketë,
që të luajnë me jetë
dhe t’luajnë me dinjitet.
T’shpërbëjnë oxhakun
që ngrite në mund,
të ndajnë nga familja
e të ha për supë.
Të largojnë nga gjiri
i shenjtë e i ngrohtë,
flirt bëjnë me djallin
që të jenë të fortë.
Dashuri e marrë
pas flirtit që shkove,
të veprosh me të keqen
veteveten e dënove.
Në ç’kuptim e nënshkrove
dhe atë pakt me djallin,
që ti e zëvendësove
n’vend shpirtin vure hallin.
Krejtë i pamëshirshëm
edhe ky dreq vargu,
që i zë vend e vërteta
ku bashkë rrinë flirti e falli.