Fjalim i ‘Don Ramës’ për turizmin

0

Shkruan Hysni Gurra

“Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj, por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Evropës këtë model”, – kjo është deklarata e Edi Ramës në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, ku merr pjesë si kryeministër i Shqipërisë (mikpritës madje) dhe jo si kryetar i Partisë Socialiste.

Edi Rama në këtë konferencë ka folur si kryetar i partisë-shtet dhe jo si kreu i një qeverie që ka ndotur mjedisin me korrupsion dhe ndotje mjedisore në kuptimin e parë të fjalës, si ideator dhe ekzekutor i aferës më të madhe korruptive në Evropë që lidhet me plehrat (afera inceneratorëve).

Megalomania që e karakterizon ka bërë që edhe një herë Edi Rama të shpërfaqë para botës atë që është në të vërtetë; kryetar i partisë shtet.

Në konferencën ku ftohet për të folur si kryeministër dhe jo si kryetar i një partie politike, ai mban një fjalim tipik si “Don Corleone”, si mafiozët famozë, i cili për të fshehur aktivitetin real të tij flet në publik si njeri i ndjeshëm për çështjet mjedisore, i ndjeshëm ndaj kafshëve dhe humanist i madh i njerëzimit.

“Dy javët e para do mbjellim pemë, dy javët e fundit do bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”, ka thënë ndër të tjera Don Rama.

Ky që po vetë pak ditë më parë nënshkroi urdhër ekzekutiv për t’u blerë votat 690 mijë pensionistëve (shpërblim) në prag zgjedhjesh.

Ky që po garon në zgjedhjet lokale shteti përballë opozitës dhe jo partitë politike përballë njëra-tjetrës.

Ky kryeministër, partia dhe pushteti i të cilit organizon fushatat elektorale më luksoze në kontinent. Fushatë pa asnjë transparencë, duke përdorur paratë e taksapaguesve dhe botës së krimit për të blerë e tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, dhe një pjesë të të cilave i përdor edhe për të blerë heshtjen e ndërkombëtarëve, të gjitha këto të thëna në raportet vendase dhe të huaja të monitorimit të fushatave elektorale dhe zgjedhore në Shqipëri.

Në konferencën ku do duhej të fliste si Kryeministër, ai ka folësi kryetar i Partisë (partisë shtet) dhe ka ngritur pritshmëritë që modelin e tij ta marrin edhe vende të tjera të Evropës.

Të kishte shkruar Cicëroni për këtë personazh, që fatkeqësisht prej dhjetë vjetësh është kryeministër i një populli të varfër, të cilin edhe e ka mjeruar skajshmërisht, s’do kishte mbajtur tjetër fjalim nga ai që mbajti kundër Catilinas, ku shprehej kundër pabesisë dhe korrupsionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu