Firmoset masa e “arrestit në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Erion Veliaj ndodhet jashtë vendit

0

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e ‘arrestit në shtëpi’.

Por mësohet se bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashte vendit, konkretisht ne Romë.

Kujtojmë që në dhjetor Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Po ashtu masa sigurie janë edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu