Fillon seanca për Fatmir Mediun në Gjykatën e Posaçme

0

Seanca paraprake për ish-ministrin Fatmir Mediu ka nisur në Gjykatën e Posaçme, pasi u shty gati dy javë më parë. ish-ministri që akuzohet për tragjedinë e Gërdecit nuk është paraqitur vetë, por përfaqësohet nga avokatët mbrojtës.

Mediu akuzohet për dy vepra penale për “Shpërdorim detyre”, njëra e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak, pasi në kohën që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ngarkohet dhe me përgjegjësi për zbatimin e Kodit Penal Ushtarak.

Seanca e sotme është paraprake, që palët të njihen me akuzën e ngritur nga SPAK dhe që zyrtarisht ka mbërritur në GJKKO. Aty do të vendosej nëse dosja në ngarkim të ish-ministrit do ta kalojë për gjykim apo do t’i rikthehet SPAK për hetime më të thelluara.

Sipas raportimeve mediatike, avokatët e Mediut do të kërkojnë pushimin e çështjes ndaj tij, me argumentin se është pushuar çështja penale. Më herët, Fatmir Mediu është shprehur se gjyqi ndaj tij është politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu