Fatmir Xhafaj “shkon” te Basha: Vendit i duhet sistem i ri elektoral

0

Duket se plattorma e hershme e Lulzim Bashës për ndryshimin kushtetues të sistemit elektoral dhe hapjen e listave, të cilën e ka rihedhur fuqishëm në turin e fundit nëpër Shqipëri, po përqafohet me shpejtësi. Këtë të shtunë, edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur se vendit i duhet një sistem i ri elektoral.

Sipas Xhafajt ndryshimet demografike, emigrimi por edhe faktorë të tjerë të shtyjnë drejt gjykimit se vendi ka nevojë për një sistem të ri elektoral.

Lidhur me këto lëvizje për të përmirësuar përfaqësimin në politikë, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj la të kuptohet në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2CNN se fundi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 mund të jetë afër.

“Për një pjesë të amendamenteve të 2088 unë kam qenë kundër forcës sime politike. Dhe nuk jam përfshirë në ato amendamente. Por kanë kaluar shumë vite dhe kanë ndryshuar shumë gjëra, ndaj mendoj se vendi ka nevojë për një reformë kushtetuese dhe institucionale në raport me partitë politike. Që do të thotë që ka nevojë për ta riparë sistemin elektoral që kemi edhe për shkak të hartës dhe ndryshimeve demografike që ka pësuar vendi. Ka nevojë për të ndryshuar ligjin për partitë politike dhe parashikimet kushtetuese e ligjore që lidhen me mandatet politike. Pjesë e kësaj mund të jetë dhe sistemi elektoral”, tha Xhafaj.

Po këto ide janë shprehur dhe më herët nga ish-kreu demokrat Lulzim Basha.

Gjata takimeve për kandidatët në garë për kreun e Partisë Demokratike, Basha është shprehur:

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-un e politikanëve;
✅ Votën e diasporës;
✅ Kufizimin e mandateteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu