Fatmir Mediu rrezikon burgun por kërkon bashkimin e PD-së për zgjedhjet vendore

0

Fatmir Mediu i cili mund të përfundojë në burg për Gërdecin, duket se ajo që e shqetëson më shumë është bashkimi i Partisë Demokratike duke e quajtur domosdoshmëri e jo thjesht çështje numrash

Është përgjegjësia e lidershipit politik të PD të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe komunikimit. Unë kam punuar prej kohësh me zonjën Tabaku, zotin Bardhi dhe kam parë një vullnet pozitiv të tyre për të ecur drejt një bashkëpunimi politik.

Kam diskutuar dhe me zotin Berisha rreth idesë së tyre. Ideja synonte që të kishim një kandidat për kryetar bashkie, një logo dhe një vulë”, thotë ai.

Për të lidershipi politik nuk duhet të mbytet në anën teknike.

Nuk është e rëndësishme si dalim ne sëbashku në podiume, e rëndësishme është sa janë sëbashku të gjithë ata që duan të punojnë për opozitën.

Për të vazhduar dhe me nevojën e koalicioneve elektorale. Duhet të veprojë me grupe pune”.

Ai thotë për Ora News se koha nuk pret dhe çdo vonesë ndikon rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu