Në 32-vitet e pluralizmit të drZean kontrolluar plotësisht nga komunistët, dy janë aktorët kryesorë, Berisha-Rama, të ndjekur me sforcime nga Metaj.
Kjo treshe, e misionuar për të zbatuar katovicën në pseudemokracinë shqiptare, si në shumë vende të tjera ish komuniste të bllokut të lindjes, ka arritur të mbajë peng politikën shqiptare, ekonominë e saj duke ruajtur status-quonë, dhe duke u bërë pengesë për ndryshimet e vrullshme demokratike që kishte nevojë vebdi ynë.
Kjo treshe, përgjegjëse për situatën aktuale shqiptare, ka luajtur qëllimisht për ta mbajtur dhe ruajtur fasadat demokratike, duke e futur vëndin në rrjedhjen e demokracisë hibrite.
Dihet se këto modele janë thjeshtë fasada për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve gjoja për ndryshim dhe popullit që i voton.
Kjo lloj demokracie hibrite që është në mes të autoritarizmit dhe demokracive me nivel të ulët, shumë të ulët, ofrohet prej politikanëve të kapur shqiptarë, si demokraci.
Në Shqipëri, edhe opozita, edhe pozita janë hibrite. Sepse janë kontrolluar dhe kontrollohen ende nga zgjatimet komuniste.
Reformat demokratike përherë janë bërë gjysmake. Ekonomia është kontrolluar plotësisht edhe pse gjoja kaluar në ekonominë e tregut të lirë, duke e përqendruar pasurine dhe paratë në duart e një grusht njerëzish, që i quajmë oligarkë.
Në fakt, oligarkia politike e ushtron presionin dhe kontrollin mbi oligarkët ekonomik, duke u pasuruar për vete dhe duke varfëruar gjithnjë e më shumë popullin.
Nga prerja e rrugëve dhe mundësive ekonomike, nga rritje e krimit dhe mafies në Shqipëri, nga mosfunksionimi i shtetit ligjor, po braktiset ky vend.
Shqiptarët vetë tranferohen nga pamundësisë këtu, dhe bëhen krahë pune i Europës dhe shteteve të tjera.
Sistemi demokratik hibrit i gjithë politikës shqiptare, ka krijuar pakënaqesitë në shtresat e gjëra të popullit duke krijuar mundesitë e destabilitetit politik.
Deputetët e parlamentit, servilë shumë të përulur, i shohim të mbështesin fort pozitat e udhëheqësve të tyre dhe në të gjithë spektrin politik, shumë rrallë shikon deputetë dhe njerëz që merren me politikën e mirfilltë, të marrin qëndrime të pavarura. Korrupsioni ka depërtuar thellësisht në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore e lokale, madje edhe të shoqërisë.
Kjo gjendje reale në Shqipëri ka krijuar përceptimet shkelja e ligjit si dukuri e përhapur, është bërë pengesa më serioze për qeverisjen e mirë dhe për një shpërndarje të drejtë të burimeve e pasurive të vendit. Institucionet shqiptare të dorës së parë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit, shumē zyrtarë e qeveritarë, shumë politikanë, deputetët dhe parlamenti, partitë politike, gjykatat, gjyqtarët, prokurorët dhe policia, janë faktorët minues të luftës kundër korrupsionit .
E ardhmja e afërt, shanset për ndryshim të madh politik, duken të vogla në këtë demokraci hibrite.
Sepse elitat e tanishme nuk kanë asnjë mundesi ta ndryshojnë stilin e qeverisjes dhe mënyrën sesi e trajtojnë njëri-tjetrin.
Trëkëndëshi i Bermudës duhet shkatërruar ne themel.
Ky trëkëndësh tashmë i çimentosur në qëndrimet dhe veprimet e tyre , krijojnë politika informale dhe vetëm përsonale.
Shqipëria kërkon ritëm tjetër demokratizimi.
Shqiptarët, të mendohen e ta zgjidhin…