“Farsa” e 29 Korriku/ Dash Sula: Nuk mund të mbështesim një humbës serial si Basha

0

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ishte pjesë e grupit të ligjëvënsve që kërkuan anulimin e farsës zgjedhore të 29 Korrikut, ku Basha do të vendoset sërish në krye të PD-së së vulës, duke shpallur “armik” dhe përjashtuar këdo që e pengon për këtë gjë.

Në një intervistë televizive, Sula u shpreh se nuk mund të mbështesin një humbës serial si Lulzim Basha, për të cilin thotë se në 8 vite kishte mundësi për ta ngritur opozitën. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Sula tha se PD nuk mund të vazhdojë të përçarë në rrugën që po ndjek Basha.

“Nuk jemi të atashuar në asnjë grup, po të kishim interesat tona individuale ishim atashuar pranë grupit Berisha apo Bashës. Edhe ajo pjesë e PD, në naiv besoja se nuk do kishte rikthim të Bashës, që për 8 vite kishte mundësi ta ngrinte opozitën. Nuk mund të pajtohem që të mbështesim persona që kanë qenë humbës serial. Nëse do vazhdojmë të përçarë, me këtë rrugë që kërkon të ecë Basha, kjo është e rëndë për opozitën”, tha Sula.

Ai thekson se Këshilli Kombëtar është thirrur sipas statutit, ndërsa sipas Sulës deputetët që po bjënë luftë për vulën kanë vetëm interesat e tyre personale.

“Kemi kërkuar të ndalim këtë marrësi dhe grupit të pakicës dhe vazhdojnë të kenë qëndrime për interesat e tyre individuale të kenë vulën dhe siglën e PD. Ne i jemi referuar statutit. Ndjej keqardhje që ndodhemi në këtë gjendje”, tha Sula

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu