Falimenton CONAD/ Italianët mbyllin rrjetin e dyqaneve në Shqipëri

0

Dy prej kompanive që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012 kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania.

Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve, ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008 . Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë që I kishte ardhur koha por edhe i nevojitej Shqipërisë.

Kompania Italiane në vitin 2010 u përpoq ta rriste prezencën e saj me qëllim zgjerimin ne treg, duke i shtuar dyqaneve Conad edhe një tjetër markë që ishte në pronësinë e tyre por që kishte çmime të lira, Todis . U duk sikur planet u thurën të mirëmenduara dhe suksesi ishte i garantuar.

Çfarë ndodhi në të vërtetë është ajo që na rezulton sot, dyqanet Conad u tkurrën ndër vite dhe në 2023 numërohen rreth 25 supermarkete më pak .

TODIS me 10 dyqane u mbyll përfundimisht, duke dështuar që të pranohej nga konsumatori Shqiptar.

Një histori kjo (të paktën deri më tani) aspak e krahasueshme me madhështinë e suksesit të Conad në vendin e vet, Italinë , ku është edhe një nga rrjetet e para për raportin kualitet-çmim , një parameter ky shumë lehtë I gjykueshëm nga klientët.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga drejtuesit e Conad Albania, kompania që edhe bën politikat tregtare duke pasur të drejtën e përdorimit të markës Conad në Shqipëri, për t’i pyetur më gjerë për shkaqet e mbylljes së një pjese të mire të rrjetit të supermarketeve tyre.

Shkaqet mund të jenë të shumta që nga rritja e çmimeve, inflacioni por edhe probleme të tjera që kane çuar në këtë pikë pa kthim të rrjetit të dyqaneve Conad

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu