Ka disa vite që e kam menduar, se Shqipëria do të përfundonte në një Republikë të tillë.
Hamendësitë më kishin dërguar pikërisht në këtë term, në këtë përcaktim gati gati fatal për një Republikë si kjo e Shqipërisë që nuk po arrinë të jetë as parlamentare, as demokratike.
Vjedhjet prej me shumë se 32-viteve në Shqipëri nga krerët e partive sunduese, PD, PS dhe PL(LSI), e mbajtën peng këtë vend në ecën përpara. Korrupsioni ka arritur në atë fazë që nuk mendohej. Drejtësia asnjëherë nuk ka ekzistuar, vetëm ka patur emrin, sepse ka qënë nën tutelën e përherëshme të pushtetit ekzekutiv dhe varet prej saj. Pushteti gjyqsor në Shqipëri, historikisht prej gati 100 vitësh ka qënë gati inekzistent dhe i ishte dorëzuar partive, udhëheqësve të tyre.
Kështu ka ndodhur në rregjimin e Hoxhës, të Berishës, të Nanos dhe Ramës.
Pikërisht nga ky mos funksionim i këtij pushteti, Shqipëria ka patur vetëm Republikë kryeministrore.
Dhe shteti shqiptar, pikërisht nga kjo mungesë dhe pasojat që vinin nga mungesat e pushtetit gjyqsor, asnjëherë nuk arriti të orientohej drejt përkrah Europës dhe euroatlantizmit, por është mbajtur enkas peng i interesave përsonale dhe i atyre të vendeve keqdashëse të Shqipërisë.
Interesat e vendeve fqinje si Serbia, Greqia, Bullgaria por edhe Turqia, Rusia, Kina e deri tek vendet islamike, nuk e kanë dashur Shqipërinë të përparojë. Tentakulat e tyre me të gjitha format dhe mundësitë e kanë shtrënguar Shqipërinë, e kanë lënë prapa, e kanë dobësuar pikërisht për interesat afatgjata të tyre.
Ndryshimet politike në vitet ’90, instalimi i pluralizmit në Shqipëri, qeverisjet e saj për mbi tre dekada, pothuaj asgjë nuk ndryshuan.
Vendi kalonte nga një diktaturë në tjetrën, herë majtas, herë djathtas, duke mos arritur tregues në rritjen e demokracisë.
Mungesa reale e sistemit të drejtësisë, veç të tjerash, ka qënë nyja gordiane e përherëshme. Ndaj, amerikanët me të drejtë imponuan reformën që ka filluar të japë rezultatet, duke prekur të paprekshmit e deri sotëm, ani pse është një drejtësi relativisht e re.
SPAK-u dhe Gjykata speciale, duhen përkrahur e mbështetur. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një forcë politike parlamentare të tuboje kundër gjykatave sikundër i pamë dje në Tiranë foltoristët nën drejtimin e Berishës.
Kaq dëme i kanë bërë Shqipërisë dhe duan të shpëtojnë në rrugë politike.
Por hallet e Berishës sot dhe të Ramës nesër, janë përsonale në raport me drejtësinë. Dhe çfarë pune apo interesi kanë përfshirjet e forcave politike per akuzat ndaj tyre?!
Apo duan të qëndrojnë perhete në opozitë, kështu të përçarë e të coptuar?!
Kjo e vërteton atë që thamë më lart dhe do të ishte më e udhës për një periudhë disa vjeçare, Shqipëria të funksiononte si Republikë Prokurorësh.
Vetëm kështu do të eliminohej mafja që i ka zënë frymën vendit, jetës normale, jetës politike, gjithë shqiptarëve, deri sa të çlirohemi prej tyre…