Ermal Hoxha i dosjes së kokainës së Xibrakës ku akuzohet Olsi Rama, paraqitet në SPAK,

0

Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK të hënën në mesditë. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje për arsyet e thirrjes së Hoxhës dhe ende nuk ka një version zyrtar për thirrjen e tij.

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës. Dosja Xibraka është rihapur në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi. Por siç bëjnë me dije burimet nuk qenë për dosjen Xibraka.

Kujtojmë se Apeli i Krimeve të Rënda dënoi, Ermal Hoxhën me 6 vjet e 8 muaj; Ilir Hysenin me 8 vjet; kolumbianët Cesar Avila me 8 vjet; Valter Moreno me 8 vjet; Gentian Gjonajn me 7 vite e 8 muaj; Kelmend Dalipin 7 vite e 4 muaj; Sajmir Batkun me 8 vite e 8 muaj; Arjan Dalipin me 7 vite e 4 muaj si dhe Genci Xhixhan me 8 vjet e 8 muaj, ky i fundit u dënua në mungesë.

Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane që në datën 17.12.2014, për trafik kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu