Erion Veliaj shqetësohet nga burgu për amerikanin: Pse është bërë publike kontrata, fol içik me Fatmirin

0

Në komunikimet e përgjuara të Erion Veliajt brenda ambienteve të paraburgimit të Durrësit ai flet me të vëllain në lidhje me avokatin amerikan.

Në datën 8 Mars 2025 në orën 11:09 minuta Erjoni shqëtësohet se pse është bërë publikë kontrata me amerikanët, bashkë me shumën, për të cilen Arbri thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.

Ne orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin dhe i thotë se eshtë shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e redaktorit.

Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.

Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithe ata, se nuk duhet të përceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund.

Erioni i thotë: “Fol naj çik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu