Shkruan Elona Caslli:
Ti ndot gjithçka prek dhe thua Erion Veliaj !
Ti e ndot fjalën Zot Erion Veliaj. Ti e bën pis këtë fjalë sa herë e shqipton.
Ti e ndot fjalën Besimtar. E bën pis sepse ti nuk beson ne asgjë dhe gënjen mbi gjithçka.
Ti e ndot fjalën Fëmijë. E bën pis një fëmijë sa herë e prek dhe e përqafon në emër të propagadës sate të neveritshme.
Ti e ndot fjalën Djersë. E fyen dhe e bën pis sepse je pjellë e mashtrimit.
Ti e ndot fjalën Gjysh. E fyen dhe e bën pis sepse nuk ia respekton askujt dinjitetin e moshës.
Ti e ndot fjalën Liri. E fyen dhe bën pis sepse je mësuar t’i shantazhosh dhe t’i detyrosh njerëzit të shpërndajnë postimet e tua.
Post Scriptum- Ti e ndot fjalën Njeri Erion Veliaj. Je gjithçka që një Njeri nuk duhet të jetë kurrë.






