Erion Hajduti me pardesyn e pushtetit ju bën presion mediave pse i publikojnë bëmat e tij!

0

Të gjithëve siç duket i ka zënë fytin me ndonjë pagesë poshtë tavolinës ky zdromsi me diplomë mashtruesi e mediat rreth tij i bëjnë fresk!
Ky zdromsi i Bashkisë së Tiranës, doli dje pa pikë turpi e lincoi publikisht dy djem dhe një vajzë në formën më të turpshme dhe kriminale!

Jo vetëm këta si individë, duke i akuzuar si gjobëvënës, por vajzës i përmendi edhe fëmijën me emër, duke kërcënuar hapur!

Nuk i njoh ata persona fare, po fare, por t’i përmendësh tjetrit fëmijën vetëm pse bënë MEME për zdromsin dhe biznesmenët e tij të preferuar kjo është kriminale, e turpshme dhe papërgjegjshme për një të zgjedhur!

Nuk i hy fare është apo nuk është kjo vajza pas Lolitës, por t’i kujtosh fëmijën është fiks kërcënim gangsterësh!

Po Ky nuk është gangster, por burracak e mashtrues kalibri!

Nëse zdromsi ka dijeni për dikë që vendos gjoba, në një shtet normal ai duhet të merret në pyetje nga prokuroria, pasi ka dijeni për persona që kanë kryer vepër penale që parashikon një dënim deri në 15 vjet!

A nëse zdromsi, nuk merret në pyetje, ai mund të akuzohet për moskallëzim krimi nëse ajo vepër ekziston!

Por nëse ata persona nuk kanë kryer vepër penale, kanë gjithë të drejtën e botës ta akuzojnë zdromsin për deklarim të rremë, e padisin civilisht për shpifje të kryer botërisht që të paguajë edhe qimet e kokës!

Gjithmonë në një vend normal, por në Shqipëri asgjë nuk është normale!

Kjo sjellje publike, duke i përmendur fëmijën tjetrës mbi baza aludimesh, është një model mafiozësh të kërcënimit me fëmijën!

Mirë prokuroria e reformuar nuk ka mendere t’ia tërheqë veshin, e as mediat të merren me këto deklarata të papërgjegjshme e mafioze, por as shoqatat e Gazetarëve, apo Shoqëria Civile!

Të gjithëve siç duket i ka zënë fytin me ndonjë pagesë poshtë tavolinës ky zdromsi me diplomë mashtruesi e mediat rreth tij i bëjnë fresk!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu