Enkelejd Alibeaj “thyen vezët” e Pashkëve me mikun e vet Erion Veliaj

0

Ndërkohë që fushata e 14 majit po vijon me ritme të larta për të gjithë kahet politike, disa prej aktorëve lkryesorë të saj duket se gjejnë kohë për “armëpushime” dhe për t’u shfaqur në publik në gëzime dhe festa.

FOTOLAJM/ Alibeaj "thyen vezët" e Pashkëve me Erion Veliajn

Rasti në fjalë vjen nga njeriu që thotë se i sfidon të gjithë, dhe i emëruari i Lulzim Bashës për të drejtuar Partunë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

FOTOLAJM/ Alibeaj "thyen vezët" e Pashkëve me Erion Veliajn

Kësaj here në kuadër të festimeve të Pashkëve, Alibeaj është shfaqur i lumtur në praninë e Erion Veliajt, të cilit, sipas kampit të demokratëve të Berishës, po i shërben me kapacitet të plotë.

Në fotot e publikuara nga Veliaj në rrjetin social “Instagram” ajo që mbetet e paqartë është fakti se cili prej të dyve fitoi lojën tradicionale të Pashkëve, atë të thyerjes së vezëve të ngjyrosura.

Sipas grupimit të Berishës, Alibeaj si vulëhumbur dhe në mision për të dëmtuar opozitën, ka nxjerrë një kandidat si Roland Bejko për bashkinë e Tiranës për të marrë sa më shumë vota nga opozita, duke i dhënë nga ana tjetër një ndihmë të madhe kandidatit të sektit të “Rilindjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu