Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali

0

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të papritur në Itali. Mësohet se rreth tre javë më parë, gjatë një udhëtimi privat, Agaçi ka pasur disa simptoma për të cilat është detyruar që të kryejë kontrolle mjekësore.

Sipas diagnostikimeve, mjekët kanë rekomanduar një ndërhyrje të menjëhershme, e cila është kryer me sukses. Këshilli i Ministrave ka konfirmuar se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi.

Megjithëse gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, do të duhet një periudhë e caktuar kohe për rikuperimin e plotë përpara se ai të rikthehet në detyrë.
Mungesa e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me një periudhë me ngarkesë të lartë politike, por detyrat e tij janë deleguar sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu