Ëndërrat e ëndërruara të Bashës

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithnjë e me shumë këto kohët e fundit Lulzim Basha po “afrohet” tek Berisha, duke mbajtur peng e duke mashtruar një grup përkrahësish të tij dhe disa struktura politike në rrethe, që ende sado pak kanë qëndruar besnik të idealeve të tyre qëndrestare antiberishiste.
Ky është hapi i fundit i misionit të Bashës, i cili varroset në zgjedhjet e ardhshme elektorale të vitit 2025.
Deri në atë kohë, Basha le të shpikë e le të paguaj media, gazetarë dhe ndonjë opinionist të përdorur.
Qëllimi final i tij, është shpëtimi, gati gati njëlloj si Berisha, për fajet dhe gabimet e panumërta që ka bërë gjatë aktivitetit të tij politik dhe shtetëror.
Njëlloj si Berisha, Basha do hetohet për ngjarjet e 21-janarit ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, ndërkohë që nga vetë Basha, madje i pari, u artikulua se janë vrarë me çadra dhe stilolapsa pistoletë, duke thëlluar gabimin.
Do hetohen besoj edhe të tjera bëma që përbëjnë evenimente si fondet e Rrugës së Kombit, lidhjet dhe kontaktet me Gëdafin, firmosja e marrëveshjes se detit me Greqinë, që përbën një tjetër skandal anti kombëtarë etj etj.
Pra Basha, nuk është thjeshtë një Don Kishot qesharak që bën sikur lufton për demokracinë shqiptare. Përkundrazi!
Katapultimi i tij nga Belgjika dhe Franca në Kosove, duke punuar kisne si përkthyes dhe më tej ardhja e dyshimtë në Shqipëri si dhe marrja e shumë detyrave në qeveri dhe e kryetarit të PD-së, mbetet ende një enigmë, për vetë faktin se Berisha e kontrollonte dhe e vazhdonte misionin e tij të plakur.
E kemi shpjeguar disa herë, por kjo është arsyeja përse Basha mbetet përjetësisht pengu i pashkëputur edhe i Berishës dhe çdo sjellje e tij kuptohet lehtë dhe justifikohet.
Por kjo, nuk duhej të përbënte aspak probleme për demokratët, të cilët vazhdojnë e përdorën, bëjnë sikur shpresojnë duke parë fundin e pashmangshëm çdo ditë që afron.
PD-ja e Berishës dhe ajo e Bashës i kanë ditët e numëruara, si pacienti që është me tumor dhe e di ditën e vdekjes.
Kanceri në PD, jo vetëm nuk u hoq kur ju dha mundësia e artë nga Amerika, por u stimulua me ndihmën e Bashës, duke lenë të lirë Berishën ti rikthehej triumfit e të rimerrte PD-në në kundërshtim me këshillat e aleatëve.
Sot, opozita e futur në një rrugë pa dalje dhe të ngushtë po lëngon. Është punë dhe zgjedhje e saj. Por Basha pa parti, duke pritur gjoja vendimin e Gjykatës se Larte për çështjen e vulës, gjë për të cilën nuk ka asgjë në dorë, nxjerr disa mediokër nëpër studio ashtu siç del edhe vetë, për të vazhduar gënjeshtrat dhe manipulimet pengmarrëse të grupimit të tij për ti shërbyer deri në fund Berishës.
Beteja për të vazhdon!
Si një djall i vërtetë, Basha shpreson që votat e tij nesër ti bashkojë me Berishën, duke u vetëquajtur euroatlantik.
Por, si mundet Basha edhe gjoja në sinkron me SHBA-të dhe njëkohësisht projekton shkrirje, koalicionin apo bashkimin me Berishën, për faktin se është i pa aftë të luaj në politikë, përveç mëkateve që ka?!
A vazhdon ai të ëndërrojë si qesharaku Don Kishoti i Mançes çlirimin e “Dulçinës” duke çatur në krahë vetëm disa Sanço Panço, apo vazhdon akoma të mendojë të rimbledhë ato 104 mijë vota që nuk ishin të tijat e të faktorizohet?!
Është i lirë të tregojë ato ëndërra që ka ëndërruar ta ëndërrojë përkrah Berishës, me të cilin nuk shkëputet, nuk ndahet dot, për 1001 arësye.
Në vitin 2025, edhe ëndërrat e tij pushojnë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu