Elon Musk akuza Reuters: Media e majtë radikale mori 9 milionë dollarë, ktheni paratë tani

0

Pasi ndaloi financimin e USAID për median Politico-n pak ditë më parë, duke e akuzuar këtë të fundit si media radikale të majtë, administrata Trump ka bërë akuzuar New York Times dhe Reuters.

Në një postim në Truth Social të presidentit Trump, DOGE departamenti i eficencës i drejtuar nga Elon Musk shkruan se Politico është paguar miliona dollarë për asgjë, veçse mbase për blerjen e shtypit duke kërkuar kthimin mbrasht të lekëve të taksapaguesve amerikanë.

Në të njëjtin postim DOGE shkruan se edhe New York Times ka paguar shuma të mëdha për blerjen e mediave.

“DOGE: Pse Politico u pagua me miliona dollarë për ASGJË. Blerja e shtypit??? KTHENI PARATË E TAKIMPAGUESVE! Sa ka paguar Neë York Times i dështuar? Këto janë paratë që po e mbajnë hapur??? PO BLEJNE SHTYPIN!”

Në një postim më poshtë DOGE shkruan se media radikale e majtë Reuters ka marrë 9 milionë dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes për të bërë studimin “mashtrim social në shkallë të gjerë”, duke kërkuar kthimin e lekëve.

“DOGE: Duket sikur Reuters i Majtë Radikal u pagua 9,000,000 dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes për të studiuar “mashtrimin social në shkallë të gjerë”. KTHENI PARATË, TANI!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu