Princ Leka ka denoncuar në komisariat dhunën nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Leka ka shkuar në oborrin Mbretëror për të takuar të bijën, e cila jeton atje me nënën e saj. Por aty është përplasur me ofendimet e ish-vjehrrit e më pas në dhunë fizike.
Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.
Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore….