Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi teksa po fliste në një intervistë në Syri TV, tha se Korporata e Investimeve i ka dhënë Mira Muratit 10 milionë euro.
Kallanxhi: Janë dhënë 10 milionë për Start Up-in e Mira Muratit nga qeveria shqiptare. Korportata e ka dhënë këtë investim për të zhvilluar IA. Pra paratë ka investuar shteti shqiptar.
Më tej gazetari Flavjo Qarri ka ironizuar këtë fakt
Qarri: Ne që japim 10 mijë lekë të vjetra asistencë sociale për familjet në nevojë.
I dhamë ne lekë shtetit të Kalifornisë, ne që nuk e dimë se ça kemi pa grisur, kemi brekët e Shukriut dhe çorapet e Ulsiut, kush ja dha Rama, Mirlinda, Belinda, kush nga Lindat?
Kallanxhi: Ja dha Rama.








