Eksperti i IT, Besmir Semanaj ngre disa pikëpyetje për pajisjet e identifikimit elektronik.
Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Semanaj tha se ai personalisht ka konstatuar disa probleme të këtyre pajisjeve të KQZ.
Sipas tij, pajisja aprovon kartën edhe kur shenja e gishtit nuk përputhet dhe një person mund të votojë më shumë se njëherë ndërsa konstatimi për një shkelje të tillë mund të bëhet vetëm pasi të dhënat dërgohen në KQZ.
“Këto shërbime kanë funksionuar në mënyrë offline, nuk kanë qenë të lidhura me internetin. Lidhja është bërë në momentin që ka përfunduar votimi. Mosqenia online bëhet për arsye që të mos identifikohet votuesi në kohë reale. Se në momentin që të vjen vota në qendër mund të kesh një person që të tregon se kush ishte ai që votoi dhe do deshifrohej vota. Edhe pse kjo është abuzuese sepse ka mënyrë inkriptimi, algoritma të ndryshëm që mund t’i dërgojë në kohë të ndryshme dhe e bën të pamundur leximin se e kujt është vota. Sa i përket identifikimit kemi edhe probleme të tjera, probleme që i pashë personalisht. Ju do vendosni një kartë identiteti dhe mund të vendosni një shenjë tjetër gishtash dhe karta do aprovohet. Duhet një shpjegim nga ekspertët. Shenja e gishtit nuk lexohet në kohë reale, por i atashohet kartës. Duke qenë se shenja e gishtit bashkohet me kartën, pas përfundimit të votimit dhe dërgohen të dhënat në KQZ, bëhet një crosscheck dhe nëse shenja ime e gishtit ndodhet në më shumë se një kartë, unë kamshkelur ligjin dhe do të jap përgjegjësi. Nuk kemi ende një raport nga KQZ nëse kemi raste të tilla”, tha ai.