Edi Rama, tirani që na ka vënë çizmen në fyt të gjithëve. Do e dërrmojë Berishën

0

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama do e mposhtë thellë Sali Berishën në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa ky i fundit, do mposhtë Alibeajn.

Bushati e cilësoi krim vendimin e KAS, që i dha të drejtën Alibeajt për të regjistruar PD në zgjedhje.

“Zgjedhjet sot janë të vdekura. Nuk është i vdekur Edi Rama, Edi Rama është tirani që na ka vënë çizmen në fyt të gjithëve. Kjo duhet treguar rast pas rasti.

Sot ka ndodhur një krim për t’i treguar shqiptarëve që Enkelejd Alibeaj është opozita shqiptare dhe madhështore e këtij vendit. E kuptoni sa qesharake është?”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu