Edi Rama thotë se Aleks dhe të atij, George Soros i ka dhe do i ketë miq teksa shton se është krenar për atë miqësi. Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin “Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se përallat që kërkojnë të lidhin gjërat që nuk kanë lidhje, nuk e impresionojnë. Më tej, ai shton se siç ka miq Aleks dhe George Sorosin, ka edhe të tjerë që nuk kanë lidhje me ata.
Edi Rama: Unë Aleks Sorosin e kam pasur mik, të atin e kam mik dhe i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi që kemi bashkë. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që s’kanë lidhje fare, nuk më impresionojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin, kam miq dhe të tjerë që nuk kanë lidhje me ta.
Lërini historitë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri-tjetrin. Mos më qaj hallin fare mua për miqtë e mi. Unë kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë apo armiq. Merr shih dhe të gjithë koleksionin e fotografive të mia dhe do të shohësh jo në një rast, por më shumë se në një rast se kjo është më se e vërtetë. Këto historitë me kukulla dhe me mjeshtra kukullash mos i hani, nuk ju çojnë asgjëkundi.