Edi Rama nuk i shpëton burgut…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka një dosje penale që është hapur për kryeministrin Edi Rama, nga e cila nuk do shpëtojë dot nga burgu.

Berisha i referohet hetimit ndaj McGonigal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë intevistës me gazetarin Alban Dudushi, Berisha tha se vendimi i DASH për të shpallur atë non grata ishte me porosi dhe se gjyqit për këtë çështje do i shkojë deri në fund.

“Ai ka një dosje penale të hapur që nuk do shpëtojë pa u dënuar me burg. Sali Berisha ka bërë një deklaratë për vendimin e DASH. Në momentin që do dorëzohet një dokument që fakton korrupsionin iki nga politika përgjithmonë. Unë sekretarin e shtetit e kam hedhur në gjyq dhe do i shkojë deri në fund kësaj çështje”, tha ndër të tjera Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu