Edi Rama më i fuqishëm se Yuri Kim, do të çojë në fund tekat e tij

0

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e fundit dhe raportin mes ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, përsa i përket zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se SPAK është i kapur dhe se Rama po tregon se është më i fuqishëm se ambasadorja pasi do të çojë deri në fund çdo tekë të tijën.

Deklarata e Ramës është e drejtë në teori por ai shumë herë flet drejt në teori për të bërë gjëra të mbrapshta… nëse do më pyesnit se kush do doja ta drejtonte SPAK, Rama apo amerikanët, do thoja amerikanët sigurisht, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi.

Dolën dhe thanë që është një sukses por duhet të ecim para, kjo është gjuhë diplomatike, por ka raste që thuhet që kjo forcë politike konkrete që ne e kemi mbështetur deri tani, po bën hapa antidemokratike.

Lufta kundër korrupsionit është një luftë në shumë drejtime, kështu që nuk besoj se me një prokuror që u ndryshoka aty, do ndryshojë gjithçka, por ndoshta ata kanë disa inate, ndaj s’jemi të informuar deri në fund për të folur qartazi si është kjo punë.

Gjykoj se ata njerëzit që janë takuar atje, me ambasadën, kanë ndonjë të dhënë dhe në ndonjë çështje këta janë të ndjeshëm që duan ta çojnë deri në fund të paktën. Është një hamendje. Si çështja e inceneratorëve që i djeg shumë kryeministrit. Kjo është gjëja me pozitive e mundshme që amerikanët të shtojnë presion, por nuk jam i sigurt që kanë fuqi ta bëjnë këtë. Tek e fundit nuk kanë asnjë forcë ligjore. Ata edhe kur duan të rrëzojnë një qeveri, qeverinë Kurti prsh, e rrëzuan përmes opozitës. Ndaj mendoj se Rama ndihet dhe i fuqishëm, pastaj që Rama do të çojë tekën e vet deri në fund, mund të lidhet dhe me gjëra të tjera. Ky institucion për mua është i kapur”, u shpreh Lubonja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu