Edi Rama mbron grupin e strukturuar kriminal të Karçanajt: S’kam dijeni për kompanitë në hetim, besoj te pafajësia e saj

0

Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht mbështetjen për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK për dyshime mbi abuzime me tendera. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, kreu i qeverisë vlerësoi punën shumëvjeçare të Karçanajt në administratën publike.

Rama theksoi se e njeh prej dy dekadash dhe e cilësoi si një zyrtare të përkushtuar, duke shtuar se ajo ka qenë “e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej”. Ai u shpreh i pikëlluar për situatën që ajo po kalon, duke dënuar sulmet në rrjetet sociale dhe portale.

Kryeministri deklaroi se nuk ka dijeni për detajet e hetimit dhe për aktivitetin e kompanive të përfshira në çështje. Sipas tij, i takon drejtësisë të japë fjalën e fundit, ndërsa shtoi se beson që Karçanaj do të dalë e pastër nga procesi.

Ndërkohë, hetimet e SPAK vijojnë për procedurat e prokurimit të zhvilluara nga AKSHI në vitet e fundit, ndërsa drejtimi i institucionit i është besuar tashmë Igli Tafës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu