Akuza është publike. Kryeministri nuk reagon, ndërkohë që po të ishte shpifje do e denonconte në SPAK.
Pra, drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka hedhur dyshime të forta mbi pasurinë e kreut të qeverisë, Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje burimin e të ardhurave të tij.
Në një postim në Facebook, Lela ka ironizuar luksin e udhëheqësve të NATO-s, duke ndalur vëmendjen te ora e shtrenjtë e kryeministrit shqiptar.